
Merkato e sezonit 2021/22 meriton notën 10 përsa i përket të ardhurave te klubi i Partizanit. Dhe pse “Demat” e mbyllën në vendin e tretë, lojtarët e afruar në sesionin e verës dhe dimrit kanë mbushur arkën e klubit në vazhdim.
Newsport.al iu sjell një analizë në vazhdim. Fillimisht ishte Maguette, që veshi fanellën e Partizanit në shtatorin e vitit 2021. Senegalezi i ka dhënë nënkampionëve 1 milion euro tashmë pas transferimit te Racing Santander.
Më pas në janarin e vitit 2022, Partizani u përforcua me Bitrin, Skukën dhe Matondon që së bashku i kanë dhënë klubit 2.15 milionë euro.
Kështu në total janë 3.15 milionë euro të gjeneruara nga 4 lojtarë në 3 sezonet që kanë pasuar. Vlen për t’u theksuar se Skuka është lojtari më i shtrenjtë që u shit nga Superiorja në sezonin 2022/23.
Po e njëjta gjë vlen dhe për Matondon një sezon më vonë. Dhe tashmë të kuqtë e përsëritën të njëjtën gjë me Maguette. Një sukses te Partizani në merkato, që ka ardhur i gjithi nga sezoni 2021/22.