
Partizani
Partizani mbylli më shpejt seç pritej rrugëtimin në Europë, por tashmë për “Demat” nuk ka kohë për të humbur.
Të kuqtë edhe pse janë ende pa një trajner që prej largimit të Skënder Gegës, ditën e sotme kanë zyrtarizuar axhendën e ndeshjes së parë pas eliminimit nga Conference League. “Demat” do të luajnë një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për startin kampionatit.
Kundërshtari i tyre do të jetë Kukësi, me këto të fundit që ndodhen në Kategorinë e Parë. Sfida është programuar të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në “Air Albania”.
View this post on Instagram
Poll