Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Air Albania” apo “Arena e Demave”? Partizani vendos për Europën

Shkruar nga NEWSPORT
“Air Albania” apo “Arena e Demave”? Partizani vendos
 

Partizani do të luajë në turin e parë të Conference League. Të kuqtë njihen nesër me kundërshtarin, nga i cili nis dhe rrugëtimi në Europë për sezonin 2024/25.

Kryeqytetasit pritet të luajnë në “Air Albania”. Kjo zgjedhje nga klubi mund të thuhet se vjen pasi nga viti i kaluar nuk ka ndryshuar diçka te “Arena e Demave”.

Infrastruktura ka sërish të meta ku vlen për t’u theksuar rruga e pashtruar që të çon te kompleksi. Kapaciteti që afron “Air Albania” është dhe më i madh, kështu të kuqtë do të kenë mundësi të mbështeten nga më shumë tifozë.

Kujtojmë se Partizani përfaqëson Shqipërinë në Conference League si nënkampion i vendit. Në finalen e “Final 4” ishte Egnatia që fitoi titullin kampion me fitoren 1 me 0.

Ndeshja që mund të vendosë fatet e Kombëtares kuqezi në rrugën drejt Botërorit 2026. Nga ku do e ndiqni Shqipëri – Serbi?

  • Shtëpia
  • Lokali
  • Stadiumi (kam aplikuar për biletë)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga