Vora dhe Partizani do të përballen këtë të martë, në kuadër të javës së 10-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 16:00. Në prag të këtij dueli ka folur sulmuesi i “Demave”, Xhuliano Skuka, i cili është shprehur se ekipi ka punuar mire.
Ka ardhur momenti për të shënuar dhe të riktheheni siç jeni lideri i skuadrës?
Në çdo ndeshje futem për të shënuar jo vetëm nesër me Vorën. Në çdo ndeshje jam futur 100%. Meqë tashmë jemi në fazën e dytë patjetër që do ketë më shumë ndryshime, më shumë impenjim dhe duke punuar në stërvitje goli do të vij.
Ngërçi psikologjik i skuadrës?
Nga dita e parë që unë kam ardhur e deri më sot, besoj se ekipi ka punuar mirë. Nuk është se kemi patur ankesa nga stërvitjet. Kushdo që ka qenë ka punuar dhe është stërvitur mirë. Them që është vetëm ngërç i momentit dhe besoj që do arrijmë t’ia dalim.
Çfarë i premtoni tifozëve?
Siç e thash edhe më parë, ne në çdo ndeshje futemi për ta fituar, pastaj pjesa e lojës është diçka tjetër. Tifozët na kanë mbështetur është e vërtetë, ne i jemi shumë borxhli në emër të gjithë ekipit. Besoj që do vij kthesa kam shumë besim ke çunat, kanë kualitet, nuk i mungon asgjë me kushte me të gjitha. Besoj që ka ardhur koha për kthesën dhe besoj shumë që do ja arrijmë. Të gjithë në skuadër e dinë që ka ardhur koha të jemi aty ku duhet. Kanë punuar të gjithë pa përjashtim, kanë punuar shumë mirë, besoj që është vetëm një ngërç do ta arrijmë t’ia dalim.
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       