
Trofeu i Conference League
Humbja me shifrat e thella 0-3 e Dinamos kundër ekipit polak Jagiellonia në Conference League, faza “play-off” është vetëm njëra anë e medaljes.
Nëse marrim në konsideratë 8 ndeshjet e fundit, rivali i donimovitëve regjistron 21 gola të shënuar në 8 ndeshje (të gjitha kompeticionet), me një mesatare mbi 2.6 gola për ndeshje. Kjo “panoram” do të thotë se ekipi i Ilir Dajës do e ketë të vështirë jo vetëm të ruaj portën e pastër, por edhe të marrë rezultat pozitiv.
Ndeshja e radhës mes Dinamos dhe Jagiellonia është planifikuar të zhvillohet të enjten, ora 20:45 në “Air Albania”. Fitorja prej 4 golash do i mundësojë dinamovitëve pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League.
Poll