Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

60 mijë euro gjobë, UEFA “sakaton” klubin e Superiores (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
60 mijë euro gjobë, UEFA “sakaton” klubin e Superiores
Egnatia - Vllaznia - Dinamo - Partizani/ Fotomontazh

Aventura e Egnatias në  Europë në këtë sezon nuk ka shkuar siç duhet. Përveç eliminimit nga Olimpija Ljubljana, rrogozhinasit janë “sakatuar” edhe nga UEFA.

Në sfidën që ekipet zhvilluan në Shqipëri, saktësisht më 14 gusht, kampionët e Superiores janë dënuar për një sërë shkeljes. Në shkeljet e zbardhura nga UEFA, janë nxjerrë disa vendime të rëndësishme, por “shkatërruese” për ekipin e Edlir Tetovës.

60 mijë euro është shumë që është dënuar Egnatia. Kjo ndahet në 5.000 euro për sjellje jot ë përshtatshme të skuadrës, 45.000 euro për hedhje të sendeve në fushë nga tifozët dhe 10.000 euro për përsjellje të papërshtatshëm të një mesazhi. Në total shuma shkon në 60 mijë euro, një shifër e lartë për kampionët, të cilët do të duhet ta paguajnë.

Poll

Lexo gjithashtu