Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

6 ditë para derbit, bardheblutë në “qiellin e shtatë”

Shkruar nga NEWSPORT
6 ditë para derbit, bardheblutë në “qiellin e
Tirana dhe Tirona Fanatics

Tirana do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në këtë sezon. Ditën e dielë në orën 19:00 do të presin rivalin e tyre të përjetshëm, Partizanin. Siç jemi mësuar tashmë, derbet janë sfida më me emocion dhe rivalitet në futbollin shqiptarë, ku spektakli është i garantuar.

E kur jemi 6 ditë para kësaj përballjeje te Tirana janë në “qiellin e shtatë”. Kjo pasi siç dihet tashmë kryeqytetasit janë “falur” dhe ndaj rivalit të tyre të përjetshëm do të kenë edhe lojtarin e 12-të.

Padiskutim një “armë” më shumë për bardheblutë, të cilët do të tentojnë rikthimin te fitorja në derbi për të ngjyrosur “Bardh e Blu” gjithë kryeqytetin. Gugash Magani i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi ka nisur përgatitjet për “Demat”.

Lajm i mirë për të përveç rikthimit të tifozëve në stadium është se për këtë përballje do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarit. Timonieri peqinas ka grupin e plotë dhe do të ketë “luksin” e zgjedhjeve të më të mirëve për t’i zbritur në fushë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga