
Kevin Dodaj me shumë mundësi do të largohet nga Vllaznia këtë merkato verore. Talenti 19-vjeçar ka oferta të shumta, teksa një nga më konkretet vjen nga Suedia.
Është pikërisht ekipi i AIK, i cili ka shfaqur interes serioz për shërbimet e Dodajt. Megjithatë, Vllaznia po mundohet t’ia bëjë paska të vështirë nordikëve dhe duke i vendosur çmim talentit të saj. Mësohet se klubi shkodran nuk pranon asnjë ofertë më të ulët se 500 mijë euro.
Megjithatë, klubi suedez duket i gatshëm për të vepruar dhe për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit. Por, mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet për këtë “operacion” që s’duket dhe aq i lehtë.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Kevin Dodaj ishte një ndër më të mirët te Vllaznia. Në 44 ndeshje që mori pjesë, talenti shkodran shënoi 8 gola dhe asistoi në 3 të tjerë.
Përsa i përket ekipit suedez, AIK militon në elitën e futbollit vendas. Deri më tani, skuadra mban vendin e 3-të në kampionat, duke qenë “përkohësisht” në zonën e Conference League.