Vllaznia padiskutim është skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët prej disa javësh arrijnë të marrin fitore, duke kryesuar të vetëm kampionatit dhe duke “blinduar” vendin e parë në Superiore.
Por protagonist në këtë rezultate është edhe portieri gjerman, Leon Pohls, i cili mbron katërkëndëshin kuqeblu. 28-vjeçari ka “kyçur” portën në 5 ndeshjet e fundit, duke mos pësuar asnjë gol, duke ndihmuar ekipin të marrë rezultate pozitive.
Pikërisht për paraqitjen e gardianit gjerman krenohen te klubi shkodran. Kjo pasi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëjnë të ditur minutat dhe numrin e ndeshjeve që Pohls ka mundur të mbajë portën e paprekur, teksa shkruajnë se është garancia e prapavijës.
“5 ndeshje dhe 450 minuta rradhazi pa pësuar gol në kampionat, Leon Pohls garancia e prapavijës”, ka shkruar klubi shkodran.
View this post on Instagram
