Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

5 ndeshje pa fitore në derbi ndaj Tiranës dhe vetëm 1 gol i shënuar, Partizani i “falet” Oltijon Kërnajës

Shkruar nga NEWSPORT
5 ndeshje pa fitore në derbi ndaj Tiranës dhe vetëm 1 gol i
Oltijon Kërnaja

Partizani nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja është kthyer në identitet, ekip që sfidon këdo dhe i vështirë për t’u mundur nga të gjithë. Kërnaja ka 8 ndeshje që ka marrë drejtimin e “Demave të Kuq”, ku numëron 3 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje.

“Testi” i radhës është nesër ndaj Tiranës në derbin më të madh të kryeqytetit. Edhe pse bardheblutë nuk janë në momentin e tyre më të mirë në histori, në 5 ndeshjet e fundit mes Tiranës dhe Partizanit, të kuqtë nuk e njohin fitoren.

Për ta rënduar këtë bilancë, mjaftonë të përmendim se ata kanë shënuar vetëm 1 gol në këtë segment sfidash. Rikthimi i euforisë, grimtës dhe ambicjes nga trajneri Kërnaja jep shpresë se Partizani do e thyejë këtë “mallkim”.

“Demat e Kuq” pas 14 javësh Superiore grumbullojnë 17 pikë, pozicioni i 6-të në tabelë, ndërsa Tirana “dergjet” e fundit me vetëm 7 pikë.             

Poll

Lexo gjithashtu