Vllaznia aktualisht nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Prej 5 javësh shkodranët nuk kanë mundur të sigurojnë fitoren, duke bërë që të zbresin edhe në klasifikim.
Kuqeblutë nuk po arrijnë dot të rikthehen te rezultatet pozitive, por ende pa rezultat. Një faktor që padiksutim ka ndikuar edhe në formën e keqe të ekipit është sulmi.
Ky repart ka “humbur” kontaktet me portën, pasi në 5 duelet e fundit nuk kanë mundur të shënojnë gol. Saktësisht Vllaznia ka shënuar vetëm 2 gola në 5 ndeshjet e fundit. Ndaj Partizanit në barazimin 1-1 dhe ndaj Bylisit po 1-1.
Ndaj Partizanit ka shënuar Esat Mala, i cili është mesfushor, por me tipare sulmuese, ndërsa ndaj Bylisit ka shënuar Sherif Kallaku, që është mesfushor. Bekim Balaj, golashënuesi më i mirë i kampionatit, nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës këto 5 javë, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rezultatet e skuadrës.
Një problem ky që duhet të zgjidhet sa më shpejt, pasi përpara është tashmë një tjetër përballje shumë e rëndësishme, ajo ndaj Tiranës. Klasikja e Shqipërisë do të luhet në “Selman Stërmasi”, ditën e shtunë në orën 13:30 dhe është e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.
