Kanadaja ka fituar përballë Katarit në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Botërorit 2026, në Grupin B. Sfida e zhvilluar në stadiumin “BC Place” në Vancouver, përfundoi me shifrat 6-0.
Jonathan David ishte protagonist absolut me 3 gola të shënuar. Ndërkohë që shënuan edhe Larin me Saliba, ndërsa Al Mannai u “dhuroi” kanadezëve një autogol.
Vlen të theksohet se në minutën e 33-të, Katari mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Al Amin. Ndërsa në të 53-tën, një tjetër karton i kuq “fiku” më tepër “sheikët”, duke mbetur me 9 lojtarë pas përjashtimit të Madibo.
Kështu, Kanadaja merr kreun e Grupit B me 4 pikë për shkak golavarazhi, ndërsa në të njëjtën kuotë pikësh ndodhet edhe Zvicra, por në vendin e dytë. Bosnja dhe Katari me nga 1 pikë mbajnë respektivisht vendin e 3-të dhe të 4-t.
