Skuadra e Flamurtarit, edicioni 2025-2026
Bangaly Diawara nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Flamurtarit. Mesfushori 23-vjeçar ka vendosur të largohet nga ekipi vlonjat, për të nisur një aventurë të re me FC Koper në Slloveni.
Bangaly Diawara
Me “verdheblutë”, Diawara ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Një largim i papritur ky nga Flamurtari, që sigurisht vjen pas rënies në Kategorinë e Parë.
Në sezonin që lamë pas, futbollisti nga Bregu i Fildishtë mori pjesë në 32 ndeshje. Ai ia doli që të gjente në katër raste rrugën e rrjetës, teksa numëron edhe 2 asiste.
View this post on Instagram
Poll
