Duket se skuadra e Dinamos ka humbur “busullën” në vitin kalendarik 2026-të, asnjë fitore në Superiore nga 4 të mundshme dhe 0 gola të shënuar. Pas barazimit të “bardhë” ndaj Bylisit, e vlefshme për javën e 22-të, trajneri i dinamovitëve Ilir Daja, ka folur për mediat, duke hedhur më shumë “dritë” për këtë qasje nga ekipi i tij:
“Që të shkosh te zona e shënimit, pra te goli, duhet të ndërtosh nga poshtë dhe të qëndrosh sa më gjatë afër zonës së golit. Edhe kur kemi pasur ekipin e plotë ndaj Bylisit, kemi dalë 3 herë barazime.
Djemtë dhanë maksimumin. Përdorëm Nanin sot në pozitë jo natyrale, pasi Dita ka qenë me temperaturë gjatë gjithë javës, pra nuk ka qenë në stërvitje. Pjesën e parë nuk ndikoi për mirë spostimi i Bernardit në linjat anësore, duke qënë ku ne ishim në gjerësi me 5 dhe nuk kishim lojtar afër golit.
Edhe Guindo nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Mund të ishim më cinik. E mbajtëm kundërshtarin në pjesë më të madhe të lojës në gjysmë fushën e vet. Bylis ka lojtar të shpejtë, mund të ishin problematik. Përdorëm gjithë lojtarët që kishim në dispozicion, edhe pse jo të gjithë në formë të mirë fizike.
Bylis në ndeshjet me neve ka qenë gjithmonë ekip i fortë. Në pjesë e parë, nuk ndryshuam strategji. Bernard Berisha i dha më shumë hapësira Lorranit apo Qefalija veproi me pasim mbas shpine. Nuk kishim lojtar në thellësi, por edhe marrja e krahut nga Lorrani, marrë shkas që nuk mund të përodrnim Nezirin.
Na mungoi thellësia në sulm. Në pjesë e parë, Bernardi ishte në krah, ndërsa në pjesë e dytë u spostua drejt qendrës, apo me Mustaphan. Ky i fundit në dallim me Guindon, ishte aty ku duhet. Bregu po punon në pozicion jo natyral. Qardaku nuk është lojtar mesfushor qendror, e kemi përshtatur.
Në pjesë e parë, Qardaku nuk duhet të bënte atë që bëri. Qefalija s’mund ta niste nga minuta e parë. Kriza dhe renditja? Neve në 3-4 javëve e para kemi pasur gati të njëjtin startim, ama besojë se do ndryshojë gjendja.
Me afrimin e Malomos do i japim një tjetër filozofi sulmit. Ai di të veprojë mes linjave, ka teknik dhe shpejtësi. Mungesa e Ditës po ashtu ndikon. Me ardhjen e kontigjentit, do rikuperojmë siç kemi bërë në dy fazat e para të këtij seoznit. Aliji ka fillur pjesërisht me vrapime”.
