Egnatia – Dinamo do të mbahet mend gjatë nga Enea Jorgji. Kjo pasi arbitri i Superiores arriti një numër rekord të ndeshjeve.
Saktësisht Jorgji arbitroi ndeshjen e 300 në karrierë. Pë rkëtë Shoqata e Arbitrave i bëri edhe vlerësimin simbolik, duke i dhuruar një fanellë me numrin përkatës.
“Shoqata përgëzon anëtarin e saj, Enea Jorgji, për arritjen e një momenti të veçantë në karrierën e tij – zhvillimin e ndeshjes së 300-të.
Me këtë rast, Presidenti i Shoqatës, z. Tahir Kastrati, i dorëzoi Jorgjit fanellën simbolike të këtij jubileu, si shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite.
Është gjithmonë kënaqësi të vlerësohen anëtarët tanë në momente të tilla të rëndësishme.
Urime Enea dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin tënd profesional!”, shkruhet në njoftimin e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit.
View this post on Instagram
