
Tirana - Teuta
Tirana do të luajë të shtunë përballë Teutës në kuadër të javës së 7-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 17:00.
Sot klubi bardheblu ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë ndeshje. Një biletë në tribunat pas porte, ato N dhe V, do të kushtojë 400 lekë të reja. Ndërkohë që në tribunën E bileta kushton 700 lekë.
Ndërkohë që çmimet vijnë në rritje, duke filluar nga 2000 lekë, e deri te 3000 lekë të reja për ta parë këtë sfidë nga tribuna VIP.

Çmimet
Poll