Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“3 pikë në tre javë? Nuk është problem”, Josa: Nuk diskutoj pozitat e mia tani

Shkruar nga NEWSPORT
“3 pikë në tre javë? Nuk është problem”,
Mirel Josa

Egnatia arriti të mposhtë Bylisin ditën e sotme me rezultatin minimal 1-0. Në përfundimin e takimit, trajneri i Bylisit Mirel Josa doli në prononcim për mediat.

“Nuk është problem 3 javë pa një fitore, por tek shprehja e lojës sonë. Nuk e bëmë ashtu siç duhej, e lamë Egnatian ta qarkullonte topin shumë lart. Duhet të kishim presion dhe kjo që ndodhi, siç ndodhi te rasti i penalltisë. Në pjesën e dytë u futëm në lojë për një rezultat.

3 pikë nuk janë shumë sepse një fitore të ngren. Nuk diskutoj pozitat e skuadrës tani, doja t’u shprehnin më tepër në fushë. ndeshjet e tjera kemi pasur paraqitje shumë pozitive përsa i përket pjesës sulmuese dhe sot nuk e bëmë. Mos harrojmë që Flamurtari ka cilësi në skuadër dhe u shprehëm ndryshe.

Prisja diçka më tepër përsa i përket fitimit të topit dhe kalimit përpara dhe në pjesën e parë shumë pak e bëmë. Duhet të kishim reagim shumë të mirë kur ishim në gjysmëfushën e Egnatias. U bënë dhe dy ndryshime, një lojtar hyri për herë të parë në skuadër. Unë duhet të kem pretendimet e mia për lojtarët që hedh në lojë”, u shpreh Josa.

Poll

Lexo gjithashtu