Në prag të ndeshjes me Elbasanin, e vlefshme për javën e 31-të të Superiores, skuadra e Partizanit po vazhdon me përgatitjet intensive.
Përmes një postimit të radhës në rrjetet sociale, sulmuesi Albers Keko duket në gjendje të mirë fizike, ndërsa do të mbetet në dorën e trajnerit Oltijon Kërnaja, nëse do jap udhëzimet te stafi i tij për të hedhur nga minuta e parë ose jo.
Keko vjen nga një kohë e gjatë larg fushave për shkak të problemeve fizike dhe vetëm sfidat e fundit ka filluar të integrohet me “Demat e Kuq”.
Kontributi i 24-vjeçarit mund të shërbejë si “armë” shtesë për kryeqytetasit në arritjen e objektivit Final Folur.
Deri në mbyllje të sezonit të rregull, janë edhe 6 javë, e përkthyer me 18 pikë në mundshme. Përsa i takon formës aktuale, të kuqtë kanë 3 ndeshje radhazi pa fitore dhe vetëm 1 pikë para Dinamos.
View this post on Instagram
