Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“3 finalet” për Carlos Garcia, vetëm një “mrekulli” e shpëton nga shkarkimi te Flamurtari

Shkruar nga NEWSPORT
“3 finalet” për Carlos Garcia, vetëm një
Carlos Garcia

0 fitore dhe vetëm 2 pikë pas 4 javësh, ky është bilanci “skandaloz” i Flamurtarit nën drejtimin e Carlos Garcia. Duket sikur investimet në afrimin e lojtarëve me kualitet dhe “peshë” gjatë merkatos së verës nuk kanë asnjë lidhje me rezultatet, të paktën deri tani në Superiore.

Trajneri iberikas Carlos Garcia rrezikon ta mbyll aventurën te ekipi vlonjat para kohe. 3 ndeshjet e ardhshme për Flamurtarin analizohen si “finale” që Garcia të tregojë veten, përndryshe largimi do jetë i pa evitueshëm.

Në datën 28 shtator presin Egnatian kampione, më pas udhëtojnë në Tiranë ndaj Dinamos. “Kapak” i vë dueli me Partizanin në 19 tetor. Tre ndeshje shumë të vështirë në letër, njëkohësisht edhe provat e së vërtetës.             

Poll

Lexo gjithashtu