
Tirona Fanatics
“Tirona Fanatics” ka njoftuar se do të jetë në mbështetje të Tiranës për turin e parë të Conference League. Grupimi i bardhebluve tregon se detajet për ndeshjen e 11 korrikut në Kutaisi do dalin nga java tjetër.
Kujtojmë se Tirana ndeshet me Torpedo Kutaisin, klub që luan 2400 kilometra larg Tiranës. Sfida e parë zhvillohet në transfertë, teksa e kthimit më 18 korrik në Shqipëri.
Njoftimi i “Tirona Fanatics”:
"Tirona gjen ne leter kundershtarin e rradhes, Torpedo Kutaisin e Gjeorgjise! Ndeshja e pare luhet ne Gjeorgji ne date 11 korrik!
Si gjithmone si cdo sezon ne cdo qytet apo shtet te mundshem Fanatics do te jene aty! Si gjithmone e si askush, kudo mbas ngjyrave tona!”
Poll