Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

24 vite pritje për titullin, në Shkodër SUPERPREMIO për “kokën” e Dinamos dhe finalen e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
24 vite pritje për titullin, në Shkodër SUPERPREMIO për
Vllaznia

Vllaznia më shumë se kurrë këtë sezon është afër titullit kamopion. Në fakt janë vetëm 2 ndeshje larg trofeut dhe këtë sezon duke si i duhuri për të rikthyer festën.

Në fakt në Shkodër janë plot 24 vite nga titulli i fundit dhe këtë herë gjërat duken më ndryshe. Për këtë skuadra dhe klubi do të jenë “all-in” për të mbyllur këtë sezon në mënyrën më përfekte, duke ngritur lart trofeun e Superiores.

Për të motivuar akoma më shumë futbollistët kanë menduar krerët e Vllaznisë. Bëhet me dije se një SUPERPREMIO do të jepet nga të parët e klubit për të mposhtur Dinamon dhe për të kapur finalen e madhe.

Shuma ende nuk bëhet e ditur, teksa në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje. Ndërkohë kujtojmë se dueli me Dinamon është parashikuar të luhet ditën e dielë në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” dhe që është i vlefshëm për gjysmëfinalen e “Final – Four”.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga