Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani gjen sulmues në Hungari, Demat ofertë zyrtare një 21-vjeçari

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani gjen sulmues në Hungari, Demat ofertë zyrtare një
Partizani

Partizani ka gjetur në Hungari sulmuesin për sezonin e ri. Sipas mediave hungareze bëhet me dije se drejtuesit kryeqytetas i kanë bërë ofertë zyrtare Jozsef Szalai.

21 – vjeçari aktualisht është pjesë e Mezokovesd, ku në 21 ndeshje ka mundur të shënojë 33 gola. Sipas “Nemzeti Sport” bëhet me dije se palët janë shumë afër marrëveshjes mes tyre dhe në ditët në vazhdim priten të mësohen më shumë detaje mbi këtë operacion.

Lojtari hungarez në fund të qershorit del futbollist i lirë dhe palët kanë vendosur për të mos rinovuar mes tyre. Në këto kushte lojtari do të ishte një transferim me o lekë për kryeqytetasit.

Kujtojmë se skuadra e Orges Shehit do të luajë ditën e nesërme një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në “Air Albania” do të duelojë me Egnatian, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë për titullin kampion, sfidë që do të startojë në orën 19:00.

Partizani gjen sulmues në Hungari, Demat ofertë zyrtare një
Jozsef Szalai

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga