Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“20 vjetori i Vllaznit Ultras”, Vllaznia me mesazh urimi para Klasikes së Shqipërisë: Nga brezi në brez, krenari për ngjyrat kuq e blu

Shkruar nga NEWSPORT
“20 vjetori i Vllaznit Ultras”, Vllaznia me mesazh urimi para
Vllaznia / Vllaznit Ultras

Për Vllazninë e sotmja është një ditë feste. Tifogrupi më i madh i skuadrës shkodrane, Vllaznit Ultras festojnë 20-vjetorin e krijimit.

E në këtë ditë, nuk kishte sit ë mungone në urim special nga klubi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi ka uruar mbështetësit e skuadrës, duke nënvizuar se po i qëndrojnë besnik ekipit prej 20 vitesh.

Gjithashtu shkruajnë se brez pas brezi gjithmonë janë krenarë për përkushtimin dhe pasionin që nuk u shua kurrë.

20 VJET VLLAZNIT ULTRAS”

20 vite pasion.

20 vite besnikëri pa kushte.

20 vite zë që nuk u shua kurrë.

Vllaznit Ultras janë zemra që rreh në tribunë, zëri që nuk hesht në ditë të vështira dhe forca që e shtyn ekipin përpara në çdo betejë.

Nga brezi në brez, nga fitoret te sfidat – gjithmonë pranë Vllaznisë.

Respekt për historinë tuaj.

Mirënjohje për përkushtimin.

Krenari për ngjyrat kuq e blu.

Vllaznia është më shumë se klub – është identitet.

Gëzuar 20-vjetorin, Vllaznit Ultras!”, ka shkruar klubi shkodran. Vlen të theksohet se ditën e nesërme Vllaznia do të duelojë me Tiranën në Klasiken e Shqipërisë, duel ky që do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 13:30. Ndërkohë aktualisht nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në kampionat, ku prej 5 javësh nuk e njohin fitoren në Superiore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu