
Tifozëria ka qënë gjithmonë një mbështetje e madhe për skuadrën dhe lojtarët, aq sa shpeshherë është konsideruar si lojtari i 12, për nga rëndësia që ka gjatë ndeshjes.
Përveç tifozëve të zakonshëm shumë skuadra kanë në rrugëtimin e tyre grupet më të zjarrta që sakrifikojnë shumë për të qenë gjithmonë në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës.
Skuadra e kryeqytetasve është mbështetur në mënyrë absolute, pa kufi, pa llogaritur asnjëherë asgjë, por me krenari dhe me një entuziazëm shumë të zjarrtë në çdo ndeshje nga Ultras Guerrils.
Tifogrupi i famshëm i të kuqve “Ultras Guerrils” feston 15 vjetorin e krijimit të tyre. Në këto 15 vite ata kanë shoqëruar ekipin e tyre të zemrës Partizanin në çdo moment duke dhënë një mbështetje mbresëlënse dhe të pa llogaritshme përsa i përket pasionit e vlersimit për t’i parë “Demat” të suksesshëm.
Në rrjetet sociale nëpërmjet Instagramit, Partizani ka postuar urimin ku tregohet mirënjohës dhe falenderues për mbështetësit e tij të padiskutueshëm dhe të përheshëm.
View this post on Instagram