Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

11 pikë në ndeshjet e fundit, Dinamo e Partizani do të tregojnë "forcën" e vërtetë të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
11 pikë në ndeshjet e fundit, Dinamo e Partizani do të
Tirana

Tirana më në fund është rikthyer të jetë protagoniste në “Abissnet Superiore”. Ardian Nuhiu ka gjetur “recetën e suksesit” për bardheblutë, të cilët në javët e fundit ia kanë dalë të marrin rezultate shumë të rëndësishme.

Nëse do t’i hedhim një sy tabelës së klasifikimit për 5 javët e fundit, do të vërejmë se vetëm Vllaznia ka arritur të bëjë më mirë se kryeqytetasit. Kjo pasi shkodranët i kanë të gjitha fitore, ndërsa Tirana ka mundur të sigurojë 3 fitore dhe 2 barazime.

Në total ekipimi drejtuar nga Nuhiu ka mundur të sigurojë 11 pikë, duke bërë që të koleksionojë pikë të rëndësishme për garën e mbijetesës. Falë këtyre rezultateve tashmë bardheblutë e shikojnë veten në vendin e 9-të, me pikë të barabarta (20) me Bylisin e vendit të 8-të. Ndërkohë janë vetëm 5 pikë larg Vorës, e cila hy kështu në “vallen” e mbijetesës.

Por tashmë Dinamo e Partizani do të tregojnë “forcën” e vërtetë të Tiranës. Kjo pasi bardheblutë do të luajnë 2 derbi rresht dhe përballja me rivalët e përjetshëm d të tregojë shumë për Tiranën dhe luftën për mbijetesë. Padiskutim Nuhiu dhe “djemtë” e tij do të synojnë 6 pik në 180 minutat për të rritur akoma më shumë besimin për vazhdimësinë.

Poll

Lexo gjithashtu