
Janë mbyllur dy javë kampionat në Superiore dhe Tirana, së bashku me Egnatian janë në fundin e tabelës me vetëm 1 pikë. Skuadra e Vangjel Miles ka shënuar 1 gol, atë në humbjen 1-3 përballë Vorës.
Por detajë që shqetëson më shumë, përkon me fazën ofensive. Nga 9 sulmues të deklaruar që ka te Tirana, 6 janë afruar vetëm këtë merkato verore, por asgjë. Madje te vetmin finalizim e ka shënuar një mesfushor, Eliton Junior.
Është e pashpjegueshme se si 9 lojtar me tipare të theksuara ofensive (vlera e këtij reparti është mbi 1.2 milionë euro) nuk janë në gjendje të “shkundin” rrjetën mike, aq më tepër kur bëhet fjalë për emra me peshë si Serge Tabekou (325 mijë euro), Tsotne Patsatsia (275 mijë euro), apo Victor Fernandez (225 mijë euro).