Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

10 ndeshje pa fitore radhazi, Teuta prek “fundin"! Enkeledi Dobi: Nuk kam fjalë për humbjen, po vuajmë

Shkruar nga NEWSPORT
10 ndeshje pa fitore radhazi, Teuta prek “fundin"! Enkeledi Dobi: Nuk
Enkeleid Dobi

Teuta ishte shumë pranë fitores kundër Elbasanit në transfertë, por të besuarit e Enkeleid Dobi u “dorëzuan” brenda 2 minutash, duke pësuar 2 gola (74’ dhe 75’), dopita e Boye.

Ka shkuar në 10 numëri i ndeshjeve radhazi pa fitore për ekipin durrsakë, ndërsa pozita e trajneri Dobi “lëkundet” ndjeshëm. Pas 23 javësh, Teuta grumbullon 27 pikë, e përkthyer me vendin e 6-të. Pas këtij dueli, Dobi foli për mediat:

“Nuk kam një përgjigje të saktë për përmbysjen e madhe që ndodhi. Ndonjëherë nuk ka shpjegim në futboll. Nuk duhet të pësonim 2 gola brenda 2 minutash, e cila erdhi në tranzicion.

Nuk kam fjalë për këtë ndeshje dhe rezultatin. Pjesa e parë nuk shkoi ashtu siç donim. Nuk bëmë ndeshje të keqe. Në pjesën e dytë, u përmirësuam. Duhet të ishim më konsistent, pasi shënum të parë. Disfata e sotme na vret. Mund të themi se jemi ta pafat, ama për fatin duhet të punosh.

Nuk mund të fajësojë ekipin. Ka diçka që na prish ekuilibrat. Më vjen keq për ekipin, nuk e meritonim humbjen. Për 15-20 minutat e para, ne duhet të shënonim.

Wotlait i thashtë të jetë në ekuilibër, të bulojë zonat e lira, pra vendet boshe në mesfushë dhe mbrojtje. Goli i dytë erdhi përmes shalëve të Woltait.

Po vuajmë. Krijuam volum, por vuajmë në finalizim. Ky është futbolli, ndonjëherë nuk është me ne edhe fati. Djemtë vrapuan, nuk dua t’ia marr hakun e punës. Kemi humbur pak vetëbesimin. Donim një ‘9’ tamam si pikë referimi. Në fillim, ndeshja shkoi ashtu siç e donim, më pas ndodhi ajo që ndodhi”.    

Poll

Lexo gjithashtu