
Romeo Haziraj
Romeo Haziraj nuk do të jetë më pjesë e Tiranës, teksa mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit. Aventura e gardianit në kryeqytet ka zgjatur vetëm 1 sezon, teksa u bë pjesë e bardhebluve në verën e kaluar.
26-vjeçari nuk ia doli të luante asnjë minutë me Tiranën, duke mos qenë në planet e stafit. Kjo ka bërë që futbollisti të largohet për një tjetër ekip. Ballshioti pritet të transferohet te Vora.
Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe në ditët e ardhshme me shumë gjasa do të vijë edhe zyrtarizimi. Haziraj në të kaluarën ka qenë pjesë e Apolonisë, Dinamos, Albpetrol, Bylis U-19 dhe Shkëndijës U-19.