Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kombëtarja më ritëm të plotë, vajzat shqiptare gati për duelin me Çekinë në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja më ritëm të plotë, vajzat shqiptare gati
Kombëtarja e vajzave

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Vajzat kuqezi zhvilluan stërvitjen e fundit në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku do të luhet edhe sfida e nesërme.

Gjendja në skuadër para kësaj përballjeje është shumë e mirë. Seanca stërvitore nisi me disa ushtrime argëtuese për të krijuar atmosferë pozitive në grup, ndërsa më pas trajneri dhe stafi teknik u fokusuan në një test taktik brenda skuadrës.

Ndeshja Shqipëri – Çeki do të luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë falas.

Poll

Lexo gjithashtu