Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Botërori 2027 për vajza / Trajneri Grima “përgatit” Kombëtaren: Kundër Çekisë dhe Malit të Zi vendoset gjithçka për fatet tona

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori 2027 për vajza / Trajneri Grima “përgatit”
Armir Grima

Kombëtarja e vajzave ka nisur prej mesditës së djeshme grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Botërorit 2027 për vajza ndaj Çekisë dhe Malit të Zi.

Atmosfera në skuadër është pozitive, ndërsa stafi teknik dhe futbollistet janë të fokusuar për të marrë rezultatet e nevojshme dhe për të arritur objektivin e vendosur.

Trajneri Armir Grima vlerësoi gjendjen e mirë me të cilën futbollistet i janë bashkuar ekipit kombëtar si edhe rëndësinë e këtij grumbullimi të fundit në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

“Ky grumbullim ka rëndësi më shumë se çdo herë tjetër, sepse janë dy ndeshje ku do të vendoset nëse ne do të qëndrojmë në Ligën B apo jo. Besoj që gjërat i kemi vetë në dorë. Duhet të marrim maksimumin. Vajzat kanë ardhur mjaft të karikuara, vijnë nga sukseset. Si Vllaznia, si Teuta, si Mitrovica, vajzat që vijnë nga këto ekipe.

Por edhe vajzat e tjera që kanë luajtur në kampionate të tjera i kanë mbyllur me sukses ndeshjet e tyre dhe besoj që do të shprehen më së miri në këto dy ndeshje për të marrë atë që ne kërkojmë.

Objektivi ynë është që ne të qëndrojmë në Ligën B”- tha trajneri kuqezi, i cili duke folur për përballjet e fundit dhe mënyrën se si skuadra mund të përballet me rivalët, theksoi paraqitjen e mirë të ekipit ndaj Uellsit dhe besimin se skuadra mund të marrë rezultat pozitiv edhe ndaj Çekisë.

“Shenjat i dhamë që në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit, pavarësisht se nuk shkoi në favorin tonë si ndeshje. Kemi bërë një lojë mjaft të mirë dhe gjithmonë me ekipe të forta ne bëjmë ndeshje të mira.

Pavarësisht se te rezultati, në disa ndeshje mund të çalojmë. Do të shpresojmë që në ndeshjen me Çekinë të bëjmë një performancë të mirë dhe na duhet që të ndahemi me rezultat pozitiv" – nënvizoi tekniku shqiptar.

Trajneri kuqezi komentoi edhe rikthimet në skuadër, duke vënë në pah forcën e grupit si një nga elementët kryesorë të Kombëtares.

“E kam thënë dhe vazhdoj ta them që pika më e fortë e kësaj skuadre është grupi. Dhe normalisht, edhe kur kemi mungesa, grupi i përballon dhe kam shumë besim te grupi që kemi në skuadër.”

Kombëtarja e vajzave do të luajë fillimisht më 5 qershor në transfertën e Çekisë në ora 17:30, ndërsa takimin e fundit të këtyre kualifikueseve do ta luajë ndaj Malit të Zi më 9 qershor në ora 19:00 në “Loro Boriçi”.

Poll

Lexo gjithashtu