Karton i kuq dhe karton i verdhe
Vllaznia dhe Apolonia do të përballen ditën e sotme në kuadër të finales së “Final Four” për vajza. Sfida e madhe e titullit që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 16:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kështu kryesore e këtij dueli do të jeë Eglantina Pjetrushaj, ndërsa asistentet e saj do të jenë Jena Mala dhe Paola Shyle.
Ndërsa në rolin e arbitres së katërt është emëruar Kejsi Tafili. Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesores Pjetrushaj do të vijnë Adrian Beqiraj dhe asistenti i tij, Olsion Yzeiraj.
Poll
