Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Vajzat e Kombëtares befasuan Çekinë në Pragë, reagon Presidenti Duka: Treguat karakter dhe shpirt gare

Shkruar nga NEWSPORT
Vajzat e Kombëtares befasuan Çekinë në Pragë, reagon
Kombëtarja e vajzave

Kombëtarja e vajzave mori barazim të çmuar kundër Republikës Çeke në transfertë, e mbyllur 1 – 1. Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027, Grupi 1.

Edhe pse vajzat kuqezi u gjendën në disavantazh, pas golit të Cahynova në minutën e 47-të, arritën të shtynin përpara dhe barazuan me Vanesa Levendin në minutën e 70-të.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale, pas këtij rezultati premtues, duke i vlerësuar vajzat e Kombëtares në lidhje me paraqitjen dinjitoze në transfertën çeke.

“Pikë e çmuar në Pragë. Bravo vajzave kuqezi që treguan edhe një herë karakter, forcë dhe shpirt gare ndaj Çekisë. Tani i gjithë fokusi te sfida e radhës ndaj Malit të Zi”, ka shkruar presidenti Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu