
Joao Cancelo u largua nga Manchester City gjatë merkatos së janarit, teksa u transferua te Bayern Munich. Mbrojtësi portugez u huazua dhe skuadra gjermane ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij në fund të sezonit.
Sipas “Daily Star” Bayern nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 70 milionë euro, duke bërë që lojtari në fund të sezonit të rikthehet sërish në Manchester, por as e ardhmja e tij në Premier League nuk është shumë e qartë.
Por gjithsesi interesimet për të nuk mungojnë dhe Cancelo është në radarin e Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa këta të fundit shihen si favoritë për transferimin e tij.
Poll