
Cristiano Ronaldo tashmë pritet të bëjë debutimin e tij te Al Nassr në Arabinë Saudite dhe akoma pa nisur siç duhet kjo aventurë, raportohet nga mediat e huaja për një klauzolë të fshehtë në kontratën me arabët, sipas të cilës CR7 mund të kthehet në Premier League, si lojtari i Al Nassr në huazim te Newcastle.
Por diçka të tillë e ka mohuar kategorikisht trajneri i ekipit anglez, Eddie Howe. Portugezi siç dihet tasahmë ishte në kërkim të një ekipi që luan në Champions League, dhe Neëcastle ishte një nga këto ekipe që sezonin e ardhshëm mund të luante në këtë kompeticion.
“I urojmë Cristianos të gjitha të mirat në sfidën e tij të re. Nuk ka asnjë të vërtetë në atë që thuhet, të paktën nga ana jonë”, ka deklaruar Howe.