Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

U godit me grusht në “Santiago Bernabeu”, BAENA merr vendimi për sulmin e bërë nga VALVERDE

Shkruar nga NEWSPORT
U godit me grusht në “Santiago Bernabeu”, BAENA merr vendimi
Federico Valverde goditi pas ndeshjes Reali-Villarreal lojtarin e kësaj të fundit, Alex Baena. Pas goditjes me grusht, lojtari i Villarreal ka vendosur të bëjë një denoncim për sulmin e bërë ndaj tij. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra spanjolle nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke konfirmuar kështu edhe lajmin e raportuar në disa mediave. “Alex Baena pësoi një sulm gjatë rrugës për në autobusin e ekipit pas ndeshjes kudnër Real Madrid në “Santiago Bernabeu. Në dritën e kësaj situate, lojtari vendosi të bëjë një denoncim kundër agresorit në policinë kombëtare. Villarreal tregon refuzimin e tij ndaj çdo akti dhune dhe beson fuqimisht në versionin e ngjarjeve të lojtarit dhe do ta mbështesë atë në këtë proces”, ka shkruar klubi, ku nuk e përmend emrin e Valverrdes në komunikatë. Ky konflikt raportohet të jetë nisur në muajin janar të këtij viti, ku pas një dyluftimi në ndeshje e Copa del Rey, lojtari i "Nëndetëses së Verdhë" ka “mallkuar” fëmijën e futbollistit madrilenë që nuk kishte lindur akoma.
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7