Bayern Munich është në kërkim të një qendërmbrojtësi “urgjent” për shkak të problemeve në atë repart. Bavarezët kërkojnë të nxitojnë në këtë merkato, teksa së fundmi raportohet se kanë “hedhur” sytë nga Franca.
Sipas asaj që shkruan gazeta franceze “L’Equipe”, gjermanët shohin si opsion real mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Nordi Mukiele. Francezi mund të luajë edhe në krahët e mbrojtjes, por edhe në qendër dhe do të ishte ideal për skemat e Thomas Tuchel. Por Bayerni e do lojtarin në huazim, me PSG-në që e bën të vështirë diçka të tillë për shkak të dëmtimit të Skriniar, apo mungesës së Hakimit, me këtë të fundit që është bashkuar me kombëtaren e Marokut për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Kujtojmë se nëse Mukiele do të transferohet tek Bayerni, për të do të ishte një rikthim në Bundesligë. 26-vjeçari ka qenë pjesë e Leipzig në sezonet 2018-2022, për t’u transferuar më pas në Paris për shumën e 12 milionë eurove.
[caption id="attachment_718271" align="alignnone" width="2000"] Nordi Mukiele[/caption]