
James Rodriguez do të rikthehet tek Real Madrid në merkaton e verës. Sikurse raporton "Marca", kolumbiani nuk është aspak i kënaqur me aktivizimin e tij tek Bayern Munich këtë sezon, pasi në 31 ndeshje në Bundesligë, ka startuar titullar vetëm 13 prej tyre, ose thënë ndryshe, 41,9%.
Për më tepër, familja e mesfushorit jeton në Madrid dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye që James të rikthehet tek kampionët e Europës.
Ndërkohë, Reali pritet që këtë merkato të bëjë edhe blerje të tjera të rëndësishme, duke e përforcuar më shumë skuadrën, në mënyrë që të rikthehet në garë për të fituar përsëri trofe.
Poll