
Harry Kane është një nga lojtarët më të përfolur në këtë merkato vere. Sulmuesi anglez është i shumëdëshiruar te Bayern Munich, me gjermanët që kërkojnë zëvendësuesin e Robert Leëandoëskit.
Bavarezët kanë bërë oferta zyrtare për shërbimet e kapitenit të “Spursave”, por anglezët i kanë refuzuar në 3 raste. Kjo ka bërë që drejtuesit gjermanë të irritohen dhe t’i vendosin ultimatum anglezve.
Oferta e fundit është 85 milionë euro, ndërsa “spursat” kërkojnë 100 milionë euro. Gjermanët duan një përgjigje të fundit për këtë ofertë, në të kundërt do të shikojnë të tjera alternativa përpara se të mbyllet merkatoja.
Poll