
Tokyo 2020 drejt shtyrjes për shkak të pandemisë së coronavirusit. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmon se po merr në konsiderat shtyrjen e kësaj olimpiade.
Një njoftim thuhet se vendimi final pas presionit të shumë atletëve do të merret pas 4 javësh. Po mendohet që Tokyo 2020 të mos anullohet, por të shtyhet deri në një vendim të dytë.
Gjithashtu po merret në konsiderat që disa gara të anullohen pasi përbëjnë rrezikshmëri nga Convid-19. Kryetari i Atletikës në Mbretërinë e Bashkuar, Nic Coëard kohët e fundit sugjeroi që Lojërat Olimpike të shtyheshin, ndërsa komitetet Olimpike të Brazilit, Norvegjisë dhe Sllovenisë gjithashtu i kanë kërkuar IOC të ndërmarrë veprime dhe t'i kthejë Lojërat vitin e ardhshëm.