
Kylian Mbappe është në qendër të vëmendjes. Sulmuesi francez dëshiron largimin nga PSG-ja, teksa po pret dëshpërimisht një lëvizje nga Real Madrid, ku shpreson në një transferim në “Santiago Bernabeu”.
Duket se çdo ditë e më shumë lojtari po largohet nga kampionët e Ligue 1. Prej javësh nuk është stërvitur me parizienët, teksa së fundmi është parraqitur në qendrën stërvitore, por nuk ka zhvilluar përgatitjet me grupin e tjerë të lojtaëve.
Ligue 1 sot në mbrëmje hap siparin e sezonit të ri, ku Nice-Lille do të startojë në orën 21:00. Në këtë mënyrë ditën e nesërme do të jetë radha e PSG-së për të sfiduar Lorient. Për këtë sfidë Luis Enrique nuk ka përfshir Mbappen, duke i dhënë kështu një tjetër “shuplakë” këtij muhabeti.
“Shpresoj dhe uroj që, ashtu si në të kaluarën [verën e kaluar], të ndodhë përsëri e njëjta gjë dhe që klubi dhe lojtari të arrijnë një marrëveshje. Kjo është ajo që unë do të doja.
Filozofia e këtij klubi është shumë e qartë: klubi është më i madh se çdo lojtar, çdo trajner dhe kjo është diçka me të cilën jam dakord”, ka theksuar Enrique para gazetarëve.