
Provimi i Europianit ka kaluar me sukses dhe tashmë Skocia po pret të ngre siparin e kampionatit të saj.
Ndeshjet e para në elitën e futbollit skocez do luhen fundjavën e 31 dhe 1 gushtit, ku pritet një numër i lartë tifozësh. Kampionët në fuqi, Rangers e nis mbrojtjen e titullit përballë Livingstone.
Një sfidë e lehtë në letër, teksa në stadiumin e saj "Ibrox" do jenë rreth 17 mijë tifozë.
Zhvillimi i ndeshjeve të Euro 2020 me prezencë tifozësh ka bindur autoritetet se "tifozi i 12" duhet të jetë tashmë edhe në kampionat.
Poll