
Dinamo mori një fitore spektakolare ditën e djeshme teksa mposhti Partizanin në derbin e zhvilluar në Niko Dovana. Nëndetësja fitoi me rezultatin 2-1 me një përmbysje të minutave të fundit, madje dhe me karton të kuq në 10 minutat finale.
Entuziazmi nuk kishte sesi të mungonte dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Ermal Barushi ka bërë një koment në postimin e klubit pas fitores. Numri 2 i dinamovitëve i bën thirrje tifozëve të mbështesin klubin qoftë edhe me një koment, ndërsa u lëshon një mesazh rivalëve se Nëndetësja do të rikthehet.
“Te gjithe bashke urime ekipit te zemres, ta mbeshtesim kete klub madheshtor, kete histori futbolli me gjithe fuqin tone, qofte dhe me nje koment besimi. Keta njerez qe investojne energji qe kurre nuk do shkoj dem, por vetem sukses. Ne dite te tilla eshte e lehte por ka nevoje dhe ne veshtiresi. Te jeni te sigurte qe Nendetesja do te kthehet. Te lindur per te fituar, te gjithe bashke”, shkruan Barushi.