
Duke folur për mundësinë që Partizani të luajë në stadiumin "Selman Stermasi", presidenti i Partizanit ka folur për këtë impiant duke e cilësuar si stadiumin Dinamo dhe jo siç e ka zyrtarisht emrin.
"Stadiumi Dinamo nuk ështe një aset vetëm i Tiranës, por i të gjithë shqiptarëve.
Është një stadium i kryeqytetit dhe jo vetëm i Tiranës. Është turp të luaj Korabi në kryeqytet dhe ne të luajmë jashtë.
Gjithsesi ne do të luajmë në Elbasan nëse Tirana nuk do të hapë rrugë", ka thënë Demi në Top Channel.
Poll