
Redi Jupi
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur në barazim pjesën e parë në miqësoren përballë Jordanisë. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ka mbyllur fraksionin e parë me shifrat 1-1.
Ndërkohë që një nga më të mirët në fushë ishte portieri i kuqezinjve dhe Egnatias, Mario Dajsinani. Në minutën e 18-të, “gardiani” i Superiores bëri një super pritje, duke shmangur një gol të sigurt.
Por edhe loja e mirë me këmbë nga portieri, bëri që Redi Jupi të “ngrinte në piedestal” Dajsinanin. “Është lojtari më cilësor i kampionatit tonë”, ishin fjalët e thëna nga ish-futbollisti.
Pritja e Mario Dajsinanit përballë Jordanisë
Poll