Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shënoi golin e parë me Kombëtaren, Arbër Hoxha pas “perlës” kundër Jordanisë: I lumtur, por ka qenë periudhë e vështirë për mua!

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e parë me Kombëtaren, Arbër Hoxha pas
Arbër Hoxha

Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje. Pas këtij dueli ka folur Arbër Hoxha.

“Jam shumë i lumtur për golin e parë. Jam shumë i kënaqur. Po bëjmë mirë, edhe me fitoren me Serbinë. Tani mendojmë për nëntorin. Gjithmonë është vështirë për golin e parë, por shpresoj të vijnë edhe të tjerët.

Isha gjithmonë i dubluar pasi Jordania luajti me 5 dhe mundohesha të kaloja nga vija. Ka qenë periudhë e vështirë te klubi për shkak se janë ndërruar shumë trajnerë. Ky që ka ardhur ka besim tek unë. E dinë të gjithë që lojtarët duan besim për të ecur përpara”, tha Hoxha.

Poll

Lexo gjithashtu