
Kombëtarja
Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshjeje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje.
Ndërkohë që në përfundim të këtij takimi, Elseid Hysaj u surprizua nga shokët e ekipit, stafi dhe trajneri Sylvinho. Pikërisht me ndeshjen e ditës së sotme, mbrojtësi shkodran numëron plot 94 ndeshje me fanellën kuqezi.
Pikërisht ky numër është historik, pasi shkodrani kryeson kështu i vetëm listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në historik e Kombëtares shqiptare. Ndërkohë që gjatë festës, shokët e ekipit nisën të godisnin me shuplaka kokës shkodranin në formë gëzimi e feste.
Poll