
Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshjeje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje.
Pas këtij dueli, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Kreu i Federatës ka bërë një “thirrje shpirti”, duke shpresuar fort tek kualifikimi në Botërorin 2026.
E teksa lojtarëve po u bëjnë “këmbët xixa” nga ndeshjet e këtij muaji, dy “finale” të tjera i presin në nëntor. Në krahun tjetër, presidenti Duka ndihet më krenar se kurrë, duke filluar me fitoren ndaj Serbisë, deri tek kjo e sotmja kundër Jordanisë.
“Dy fitore brenda tre ditëve… Një ndjesi krenarie që s’ka çmim. Forca çuna, drejt Botërorit!”, shkruan Armand Duka.