Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Frika e “skenarëve” në grupin e Shqipërisë, Anglia siguron biletën për “Botërorin 2026”

Shkruar nga NEWSPORT
Frika e “skenarëve” në grupin e Shqipërisë,
Anglia

Përfaqësuesja e Anglisë e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel janë të parët nga Europa që kanë siguruar biletën për në finalet e “Botërorit 2026”, pas fitores me “manita” ndaj Letonisë.

Por frika për Shqipërinë në një situatë të tillë është evidente. Nga ky kualifikimi, “Tre Luanët” mund të ulin “dozat” ofensive ndaj rivalëve të ardhshëm. Në 13 nëntor, Anglia pret Serbinë, ndërsa udhëtojnë në Shqipëri pas 3 ditësh.

Në rast se Serbia i fiton të dyja ndeshjet e mbetuar dhe Shqipëria nuk merr dot më shumë se 4 pikë, kualifikimi i Kombëtares do të ishte “mision i pamundur”. Edhe pse Shqipëria e ka në dorën e saj kualifikimin, do të varet shumë se si do të sillet Anglia në fushën e blertë.   

Poll

Lexo gjithashtu