Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Taulant Balla “oguri” i fitores së Kombëtares, si politikani socialist “gatoi” golin e Armando Brojës (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Taulant Balla “oguri” i fitores së Kombëtares, si
Kristjan Asllani, Taulant Balla & Armando Broja

Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshjeje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje.

Goli i dytë për ekipin tonë u shënua nga Armando Broja, teksa asist u dha nga mesfushori Kristjan Asllani. Asisti dhe goli, pikërisht nga kjo dyshe, u “gatua” disa ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Politikani socialist bëri bashkë Brojën e Asllanin në prag të ndeshjes së Shqipërisë. Nga mesfushori elbasanas kërkoi “premtimin” për të asistuar, e më pash nga sulmuesi i Burnley, kërkoi “fjalën e burrit” që do të shënonte nga asist që do merrte prej Asllanit.

Kjo gjë ndodhi dhe Balla mund të quhet një “ogur” për fitoren e Kombëtares shqiptare në miqësoren e mbrëmjes së sotme. Ndërkohë pas golit ka reaguar vetë politikani, ku shkruan: Fjala u mbajt! Super asist Asllani dhe super goooool Armando Brooooooooooja.

Poll

Lexo gjithashtu