Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Te Serbia bëjnë PRAPAKTHEU pas humbjes me Shqipërinë, Federata merr vendimin e RËNDËSISHËM pas largimit të Stojkovic

Shkruar nga NEWSPORT
Te Serbia bëjnë PRAPAKTHEU pas humbjes me Shqipërinë,
Serbia

Serbia nuk po kalon aspak një situatë të qetë sidomos pas humbjes me Shqipërinë. Kuqezinjtë fituan 1-0m në Leskovac dhe pas kësaj disfate dha dorëheqjen Dragan Stojkovic. Ky i fundit bashkë me ndihmësit e tij u largua nga Serbia, duke lënë bosh stolin e ekipit.

Federata pas zyrtarizimit të largimit të Stojkovic, nënvizoi se trajneri i ekipit U-21 të Serbisë, Veljko Paunoviç do ta zëvendësonte, por tashmë krerët serbë kanë ndryshuar mendje.

Kjo pasi mësohet se trajner i Serbisë pritet të jetë Vladan Milojevic, i cili është aktualisht trajner i Crvena Zvezdës që prej 2 vitesh. Gjithçka do të zyrtarizohet ditën e premte, pasi të kenë përfunduar ndeshjet kualifikuese të këtij muaji.

Siç dihet Serbia ditën e nesërme do të luajë me Andorrën, takim që do të startojë në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu